Preuzmite publikaciju
korak_ravnopravnost_regulativa_baraziaPreuzmite publikaciju - BARAZIA - Ligjet dhe realiteti në Kosovë
O publikaciji
Autorët: Betim Zllanoga, Teuta Hoxha, Ivana Stjelja
Viti: 2015.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi me 15 Qershor të vitit 2008, vendos në qendër të saj lirinë, demokracinë dhe paqen në preambulë me theks të veçantë respektimin e drejtave të njeriut dhe lirinë për të gjithë qytetarët brenda kufijve shtetëror (Neni 1.2). Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore konsiderohen si të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë përcaktuar si “bazë e rendit juridik të Republikës” (neni 21), të mbrojtur nga shteti dhe duhet të respektohen nga të gjithë.
Diskriminimi është i ndaluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe garanton barazinë duke respektuar parimet e të drejtave të njeriut. Diskriminimi është i ndaluar në nenin 24 të Kushtetutës, që përcakton barazinë para ligjit. Duke deklaruar se çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore pa diskriminim, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinionit politik apo opinionit tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Botimi është realizuar si pjesë e projektit Rrjetëzimi i organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut,
me përkrahjen financiare të Komisionit Evropian.