Pasuria e Diversitetit – Historia Kulturore e Pakicave në Mal të Zi

O publikaciji

Autori/ja: Sait Shabotiq, Lilana Bajçetiq, Marko Radojeviq, Valentina Knezheviq, Tatjana Zambata, Martina Saulaçiq Lompar, Marija Saulaçiq, Igor Raduloviq, Vesna Kovaçeviq, Zvezdana Lakiq

Viti: 2021.


Gjatë zhvillimit të tij evolucionar, njerëzimi lëvizi në drejtime të ndryshme të kushtëzuara kryesisht nga faktorë natyrorë, duke krijuar ngadalë por me siguri qytetërimet e para - kulturat e Lindjes së Lashtë të cilat, përmes Kretës dhe Mikenës, do të rezultonin në kulturën Greke dhe Romake (antike) si themele të civilizimit evropian.

Bashkësitë e pakicave, kryesisht autoktone, me karakteristikat e tyre, janë pjesë e pasurisë së saj kulturore, përkatësisht historisë së saj kulturore. Prandaj, ky projekt i ka vendosur vetes qëllimin që përmes njohjes me segmentet e ndryshme të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të pakicave te Malit të Zi, të tregojë vlerën e tyre në mbushjen e siperfaqes  së rrethit te përgjithshëm të historisë kulturore malazeze. Kjo nevojë tregohet si e domosdoshme, veçanërisht nëse kemi parasysh përhapjen e ekstremizmit fetar dhe kombëtar, dëshmitarët e të cilit jemi në tri dekadat e fundit. Kështu, kufijtë e njerëzëve, për fat të keq, bëhen kufij midis njerëzve. Por kufijtë janë aty për t’u kaluar, apo jo?


Publikimi “Pasuria e Diversitetit - Historia Kulturore e Pakicave në Mal të Zi” u realizua në kuadër të projektit me të njëjtin emër, të cilin Qendra për Arsimim Qytetar (QAQ) e zbatoi në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë së Malit të Zi (HIPMONT), me mbështetje financiare nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.