O publikaciji
Indeksi i transparences se komunave malazezeShkarkoni publikimin në - Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze
O publikaciji
Autorja kryesore: Mira Popoviq
Viti: 2020.
Eliminimi i korrupsionit kërkon qasje multidisiplinare, të vazhdueshme dhe shtresore, e një nga parakushtet është edhe shkalla e lartë e transparencës në punën e organeve të sektorit publik. Vetëqeverisjet vendore janë shërbimi më i afërt i qytetarëve dhe qytetareve prej të cilit pritet që t’i përgjigjet nevojave të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mirëpo, transparenca vazhdon të mos jetë pjesë përbërëse e punës së tyre që kjo mungesë ia vështirëson, konsiderueshëm, procedurat e ndryshme qytetarëve dhe qytetareve, por edhe mbikëqyrjen e politikave publike nga ana e shoqërisë civile. Po ashtu, në këtë mënyrë nuk kontribuohet as në eliminimin e formave dhe praktikave joetike dhe korruptive.
Transparenca e komunave malazeze mund të nxitet edhe me monitorimin i cili si rezultat ka gjendjen vjetore. Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze jep kontributin e drejtpërdrejtë në këtë drejtim duke sistematizuar dhe kornizuar, në aspektin metodologjik, aktivitetet e mëhershme në këtë lëmi.
Raporti është pjesë e projektit “Ta vendosim korrupsionin në muze!” të cilin e realizon Qendra për Arsimim Qytetarë (QAQ) në partneritet me OJQ “Qendra për Monitorim dhe Hulumtim”(QMH), OJQ Bonum nga Plevla, OJQ UL-info nga Ulqini dhe OJQ Za druga nga Petrovaci, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancimin e Ministrisë së Administratës Publike.