Manual për kuptimin e drejtë të raporteve financiare

O publikaciji

Autorët: Milosh Vukoviq, Ivan Vukoviq

Viti: 2020.


Publiku i informuar ka një rëndësi të madhe për një shoqëri, dhe në këtë kontekst, ngritja e nivelit të shkollimit financiar të gazetarëve zë një vend të veçantë. Duke analizuar pasqyrat financiare të kompanive dhe duke nxjerrë përfundime objektive, gazetarët mund të kontribuojnë në një informim më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi.

Një numër në rritje i rregullave të kontabilitetit dhe kërkesave për zbulim i kanë bërë pasqyrat financiare dokumente mjaft komplekse që ne i përdorim për të kuptuar pozicionin aktual ekonomik të një kompanie të veçantë. Në të njëjtën kohë, është një numër i madh i atyre që kanë problem me “deshifrimin” e dokumenteve të tilla. Thjesht, shumë terma nuk i kanë të qartë, ndërsa interpretimi i tyre është i vështirë për të gjithë ata që nuk janë të shkolluar financiarisht.

Për gazetarët që nuk kanë trajnim zyrtar në financa ose kontabilitet, ky lloj raporti është i vështirë për tu lexuar dhe kuptuar, dhe ata shpesh dhe shpejt heqin dorë nga tema potencialisht interesante që mund të jenë me interes publik.


Manuali është pjesë e projektit „Mbështetje mediave lokale/tregime të dorës së parë! Mbështetje gazetarisë hulumtuese dhe shkrim-leximit mediatik në nivelin lokal në Malin e Zi“ të cilin e realizojnë B-film Montenegro, Qendra për Arsim Qytetar (QAQ), Fondacioni SHARE dhe Instituti për shkrim-leximin biznesor dhe financiar. Projekti finansohet nga BE-ja përmes Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, kurse bashkëfinansohet nga Ministria e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të Zi.