Preuzmite publikaciju
Ubrzajmo rodnu ravnopravnost - praktikum ALBShkarkoni publikimin në - Ta përshpejtojmë barazinë gjinore
O publikaciji
Pergatitur nga: Svetllana Jovetiq Koprivica dhe Mirosllav Miniq
Viti: 2022.
Barazia gjinore është trashëgimi civilizuese, respekti i së cilës është i rregulluar me ligjë. Mësuesit në Mal të Zi në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme janë të detyruar të përcjellin vlera të bazuara në respektimin e barazisë dhe barazisë gjinore. Neni 2 i Ligjit për Barazi Gjinore përcakton se barazia gjinore nënkupton pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në të gjitha fushat e sektorit publik dhe privat, pozitë të barabartë dhe mundësi të barabarta për ushtrimin e të gjitha të drejtave dhe lirive dhe përdorimin e njohurive dhe aftësive personale për zhvillimin e shoqërisë, si dhe arritjen e përfitimeve të barabarta nga rezultatet e punës.
Kontributi për barazinë gjinore përfshin luftën me të gjitha format e diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë që dallon midis burrave dhe grave dhe personave me seks dhe identitete të ndryshme gjinore.
Diskriminimi i drejtpërdrejtë për shkak të seksit nënkupton që një person trajtohet në mënyrë të pafavorshme në raport me një person tjetër në bazë të gjinisë. Barazia gjinore është parakusht për arritjen e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Publikimi është pjesë e projektit “TA PËRSHPEJTOJMË barazine gjinore (faza II) - nga stereotipizimi në barazi!” të cilin Qendra për Arsimim Qytetar (QAQ) e zbaton me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Qeverisë së Malit të Zi. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e QAQ dhe autorëve.