Preuzmite publikaciju
O publikaciji
Autorët/et: Milica Zindoviq, Damir Nikoçeviq, Jelena Jovanoviq Maroviq, Dajana Zeçeviq, Danijell Radeviq, Ollivera Komar, Dejana Ponosh, Mirjana Ivanoviq Boshkoviq
Viti: 2023.
Në ciklin zgjedhor, zakonisht përmendet vetëm rezultati, ndërsa shumë rrallë përmbajtja e fushatës në kuptimin e mesazheve kyçe dhe programeve zgjedhore. Temat mbi barazinë gjinore mbeten në margjina, siç tregojnë edhe zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi të mbajtura më 11 qershor 2023.
Tema e barazisë gjinore, por edhe marrëdhënia mes partive politike dhe mediave, ndikojnë në masë të madhe në realitetin shoqëror. Informimi objektivë dhe i pa-diskriminueshëm i opinionit për proceset zgjedhore është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kulturës politike në përgjithësi. Përmes projektit “SPINoFACT 7 - Monitorimi mediatik i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi 2023 me fokus në perspektivën gjinore”, i realizuar nga Qendra për Arsim Qytetar (QAQ), me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi, synimi ishte të vihej në fokus publik mbulimi mediatik i përgjegjshëm gjinor, si pjesë e promovimit të pjesëmarrjes politike të grave, sidomos në kontekstin e rritjes së mizogjinisë në Mal të Zi, e cila tashmë ka efekt të përmbysëm në angazhimin e grave në çështjet publike.
Publikimi është pjesë e projektit “SPINoFACT 7 - Monitorimi mediatik i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi 2023 me fokus në perspektivën gjinore”, të cilin QAQ e zbaton me mbështetjen e Qeverisë së RF të Gjermanisë.