Urat e Multikulturalizmit përmes Edukimit Muzeor – Doracak për mësimdhënie

O publikaciji

Autori: Filip Kuzman

Viti: 2024


Ky doracak mund të përdoret në shkollat fillore dhe të mesme, pra nuk është krijuar vetëm për mësues/se të historisë dhe historisë së fesë, por edhe për mësues/se të arteve figurative/kulturës, arteve muzikore/kulturës, sociologjisë (të përgjithshme dhe të kulturës)... Secila nga këto lëndë mësimore ka synime të përcaktuara dhe besojmë se doracaku mund t’i ndihmojë në përmbushjen e disa prej tyre.

Lënda mësimore Historia synon, ndër të tjera, që nxënësi të kuptojë se çka është trashëgimia e shoqërive të kaluara që është aktuale edhe sot; mëson më gjërësisht për studimin e kulturave të tjera, mendimeve të ndryshme dhe paraqitjen e argumenteve dhe për ta motivuar të studiojë historinë kombëtare dhe ta orientojë në kultivimin e formave demokratike të sjelljes, tolerancës fetare dhe kombëtare.


Publikimi “Urat e Multikulturalizmit përmes Edukimit Muzeor – Doracak për mësimdhënie” është krijuar në kuadër të projektit “Urat e Multikulturalizmit përmes Edukimit Muzeor” i cili zbatohet nga Qendra për Arsimim Qytetar (QAQ) me mbështetjen e Ministrisë të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi e autorit dhe e QAQ-së. Fotot për doracakun janë siguruar nga Muzeu Kombëtar i Malit të Zi.