Preuzmite publikaciju
O publikaciji
Autore: Ana Neneziq
Viti: 2019.
Raporti A LUFTOJNË KOMUNAT NË MAL TË ZI KUNDËR KORRUPSIONIT DHE SI? jep përmbledhjen e rezultateve të vetëqeverisjeve vendore në zbatimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në nivel lokal në Mal të Zi gjatë vitit 2017 dhe në gjysmën e parë të vitit 2018. Në këtë kontekst, raporti përbenë informata të reja për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të përcaktuara me një sërë dokumentesh strategjike. Përmbledhjen e parë të zbatimit të tyre e kemi bërë në raportin paraprak, MENDO LOKALISHT – VEPRO LOKALISHT, i cili mbuloi periudhën deri në vitin 2016.
Periudhën e analizuar raportuese e karakterizoi plogështia e administratave vendore ndaj obligimeve të marra përsipër dhe të definuar me dokumentet kombëtare, si dhe mungesa e iniciativës për aktivitetet e menduara vet. Aktivitetet e nivelit qendror për vendosjen e kornizës institucionale dhe normative antikorruptive nuk nxitën nivelin vendor të pushtetit në pjesën e zbatimit të politikave dhe mekanizmave adekuate antikorruptive në nivel lokal.
Raporti është pjesë e projektit “Ta vendosim korrupsionin në Muze” të cilin e realizon Qendra për Arsimim Qytetarë në partneritet me OJQ Qendra për Monitorim dhe Hulumtim, OJQ Bonum nga Plevla, OJQ UL-info nga Ulqini dhe OJQ Za Druga nga Petrovaci, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa e financon Bashkimi Evropian.