Krimet e luftës të viteve 90 në vendimet e gjyqësorit malazez – doracak për mësimdhënie

Në lindhje me publikim

Autorët/et: Igor Raduloviq, Milosh Vukanoviq

Viti: 2024.


Në shtet që rifitoi pavarësinë diçka më pak se dy dekada më parë, parimet demokratike, zhvillimi i identitetit dhe eliminimi i paragjykimeve duhet të jenë norma që kultivohen dhe jo të lihen mënjanë. Fatkeqësisht, duket se këto vlera po neglizhohen, sepse Historia si lëndë mësimore po humb rëndësinë e saj.
Prandaj është e rëndësishme të theksohet se në procesin e pajtimit në të gjitha shoqëritë pas konfliktit (përfshirë edhe shoqërinë malazeze), historia duhet të luajë rolin vital. Shkenca dhe praktika kanë treguar se në shoqëritë që nuk përballen siç duhet me të kaluarën e tyre, mundësia e ripërtëritjes së konflikteve rritet në mënyrë dramatike. Rrjedhimisht, në epokën moderne që jetojmë, “ballafaqimi” me tema të caktuara bëhet një domosdoshmëri.
Në Mal të Zi ka shumë tema historike që duhen diskutuar dhe për të ngritur nivelin e ndërgjegjësimit të shoqërisë, por një nga më akutet janë ngjarjet në këto hapësira gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Por, për të diskutuar për këtë dhe tema të ngjashme, i domosdoshëm është reformimi i sistemit arsimor, por jo siç është bërë vitet apo dekadat e fundit, ku Historia vendoset në radhët e lëndëve arsimore të klasit të dytë. Në fakt, nevojitet pikërisht zbatimi i saj më gjithëpërfshirës dhe përfaqësimi në sistemin arsimor.


Ky publikim është pjesë e projektit “Edukimi për të Ardhmen - Drejtësia Tranzicionale për Pajtim” të Qendrës për Arsimim Qytetar (QAQ), në kuadër të projektit rajonal Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD).
Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi e vetme e QAQ-së dhe e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të PNUD-it.