Preuzmite publikaciju
Mbase kompendijum ALBShkarkoni publikimin - 50+ Frymëzime si OShC-të ndryshojnë shoqërinë
O publikaciji
Autorë dhe autore: Mira Popoviq Trstenjak, Ivana Matanoviq, Petar Gjukanoviq
Viti: 2024.
Ky publikim është krijuar në kuadër të programit OShC në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te hartimi i politikave – M’BASE, i cili zbatohet nga Qendra për Arsim Qytetar (QAQ), në partneritet me fondacionin gjerman Friedrich Ebert (FES), OJQ Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve të Malit të Zi (CZIP) dhe OJQ Politikon Mreža, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë për Çështjet Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.
Publikimi ofron një pasqyrë të përpjekjeve të përbashkëta për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Mal të Zi. Përmes programit M’BASE, është mbështetur realizimi i 91 projekteve në mbarë vendin, është krijuar një platformë për forcimin e kapaciteteve të organizatave, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe nxitjen e ndryshimeve shoqërore në fusha kyçe si demokratizimi dhe evropeizimi, pozita e të rinjve, barazia gjinore, mbrojtja e mjedisit, aspektet e tjera të të drejtave të njeriut, si dhe arsimi, lufta kundër korrupsionit dhe shumë të tjera.
Publikimi është krijuar në kuadër të programit „OShC në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te hartimi i politikave – M’BASE”, që zbatohet nga QAQ, në partneritet me fondacionin gjerman Friedrich Ebert (FES), OJQ Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve të Malit të Zi (CZIP) dhe OJQ Politikon Mreža, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë për Çështjet Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e autoreve dhe QAQ-së.