Fjalorthi i ballafaqimit me të kaluarën

O publikaciji

Autorë dhe autore: Margareta Bllazheviq, Eve Jones, Senna Shimek

Viti: 2026.


Luftërat e viteve ’90 janë shumë prapa nesh, ndërsa shoqëritë në Ballkanin Perëndimor ende nuk janë ballafaquar me atë që në të vërtetë ka ndodhur në këto hapësira. Interpretimi i së kaluarës shpesh është i ngarkuar me interpretime të ndryshme, emocione dhe narrativa. Diçka heshtet, diçka thjeshtëzohet, ndërsa shumëçka edhe ndryshohet me vetëdije. Pas kaq shumë kohe, jetojmë me një të kaluar që ende kërkon bisedë, për të cilën dukshëm nuk ka mjaftueshëm hapësirë, vullnet ose guxim.

Në vend të ballafaqimit sistematik, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të fragmentuara, të cilat më së shpeshti vijnë nga një numër i vogël individësh dhe organizatash të përkushtuara. Institucionet, nga ana tjetër, shpesh mbeten të rezervuara ose të mbyllura, veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimin, ku mësimi i historisë jo rrallë përshtatet me nevojat e narrativave kombëtare, e më pak me faktet. Në një mjedis të tillë, është më e lehtë të zhvillohet ndjenja e viktimës kolektive sesa të merret përgjegjësi ose të hapet hapësirë për të vërteta më të ndërlikuara.


Botimi shqip i këtij publikimi është pjesë e projektit „Përmes kuptimit të së kaluarës drejt ndërtimit të besimit dhe drejtësisë tranzicionale“, në kuadër të programit rajonal „Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e ekipit të autorëve dhe QAQ-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e BE-së ose të UNDP-së.

Botimi i parë është publikuar në vitin 2024 nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kroaci, përmes programit Impact4Values, i cili është financuar nga EACEA, ndërsa është bashkëfinancuar nga Zyra për Shoqatat e Qeverisë së Republikës së Kroacisë.