Manuali metodologjik për vlerësimin e njohurive në mësimdhënien e historisë online

O publikaciji

Autorët: Igor Radulloviq, Millosh Vukanoviq

Viti: 2021.


Transformimi i mësimdhënies nga qasja klasike në qasje online ka qenë sfidë e madhe për stafin mësimor dhe institucionet arsimore. Përpjekje e madhe është bërë në këtë proces përmes krijimit të sistemit të ri të punës dhe është e qartë se këtë sistem do ta zbatojmë në të ardhmen e afërt, të paktën edhe një herë, dhe se ende nuk kemi marrë rezultate konkrete të efikasitetit të tij.

Gjatë krijimit dhe zbatimit të këtij sistemi u shfaqën disa sfida - si të kalohet nga klasa klasike në klasë virtuale; si të koordinohet mësimi në kohë reale me mësimin asinkron; dhe si të ndihmonin mësuesit dhe nxënësit në këtë rrugë? Sidoqoftë, sfidë e veçantë ishte vlerësimi i njohurisë. Nëse ndihmat teknike ofruan mundësinë për zbatimin e metodës së re të punës, në vlerësimin e njohurisë bota virtuale vetëm e ndërlikoi situatën.

Ky manual u krijua me idenë për të siguruar një pasqyrë të sfidave dhe metodologjive në mësimin e historisë online, me qëllim të vlerësimit të njohurive të bazuara në rezultate dhe vlerësimit të njohurisë në mësimin e historisë që synonë të kuptuarit. Autorët shpresojnë që të paktën të lehtësojnë punën sfiduese të mësuesve të historisë dhe edukatorëve të tjerë të historisë.


Publikimi Manuali metodologjik për vlerësimin e njohurive në mësimdhënien e historisë online është pjesë e projektit “Mësimdhënia e Historisë gjatë Pandemisë COVID 19 - qasje e barabartë për të gjithë”, të cilin Qendra për Arsimim Qytetar (QAQ) e zbaton me mbështetjen financiare të Qeverisë së RF të Gjermanisë.