Manual për gazetarinë e epokës digjitale: mbrojtja teknike dhe ligjore

O publikaciji

Autorët/et: Jelena Adamoviq, Anka Kovaçeviq, Nevena Krivokapiq Martinoviq, Filip Milosheviq, Bojan Perkov, Kristina Qendiq

Viti: 2020.


Decentralizimi i shkëmbimit të lajmeve midis qytetarëve, nga të cilët pothuajse të gjithë janë te pajisur teknikisht aq sa të mund të inçizojnë, përpunojnë dhe dërgojnë brenda momentit informacionet në anën tjetër të botës, u ka paraqitur gazetarëve një sfidë të vështirë. A ka më kuptim ky profesion sot, kur të gjithë janë bërë media për vete? A munden mediat t’ia dalin mbanë të fitojnë vëmendjen e audiencës në një treg të mbingopur me përmbajtje informative dhe argëtuese, të vetëdijshëm se u mungojnë si njohuritë ashtu dhe burimet për të lundruar në mjedisin digjital?

Në një kohë kur shumë aktivitete private dhe publike kanë kaluar nga hapësira fizike në atë online, grumbullimi dhe verifikimi i të dhënave kërkon një njohuri të mirë të teknologjisë. Është e nevojshme të kuptohet logjika e re e krijimit dhe përpunimit të të dhënave, parametrave të rinjë të hulumtimit të cilët zbatohen në internet, si dhe rreziqet e ndryshme të sigurisë që paraqiten në këto kushte. Hapësirat informatike janë gjithashtu të kufizuara nga normat e reja ligjore të cilat ndikojnë, në një masë të rëndësishme, në rolin e gazetarëve në arritjen e interesit publik.


Manuali është pjesë e projektit „Mbështetje mediave lokale - tregime të dorës së parë! Mbështetje gazetarisë hulumtuese dhe shkrim-leximit mediatik në nivelin lokal në Malin e Zi“ të cilin e realizojnë B-film Montenegro, Qendra për Arsim Qytetar (QAQ), Fondacioni SHARE dhe Instituti për shkrim-leximin biznesor dhe financiar. Projekti finansohet nga BE-ja përmes Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, kurse bashkëfinansohet nga Ministria e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të Zi.