Kë zgjedh Mali i Zi?

Preuzmite publikaciju

O publikaciji

Autorja: Millijana Raduloviq

Viti: 2023.


Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor 2023. Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 15 lista zgjedhore, me gjithsej 1113 kandidatë/te  që do të garojnë për 81 poste parlamentare.

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të ofrojë një prerje tërthore të atyre listave zgjedhore për sa i përket gjinisë, moshës, strukturës rajonale dhe profesionale të kandidatëve/eve, në mënyrë që qytetarët, si dhe publiku i interesuar, të kenë një prerje më të thellë të ofertës zgjedhore në këtë aspekt.

Të dhënat janë përpunuar në mënyrë që të mos zbulojnë të dhëna personale të kandidatëve/eve për deputetë/e dhe të ofrojnë të gjitha informacionet përkatëse të përcaktuara nga detyra kërkimore.


Publikimi “KË ZGJEDHË MALI I Zi? - gjinia, mosha, struktura gjeografike dhe profesionale e listave zgjedhore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2023”, është përgatitur me mbështetjen e Core grant të projektit rajonal SMART Balkans- Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (QPSC), Qendra për Kërkime dhe Politika Publike (QKPP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.