Multikulturalizmi dhe komunitetet kombëtare më pak të përfaqësuara në sistemin arsimor malazez

O publikaciji

Autori: Vasilije Raduloviq

Viti: 2023.


Detyra themelore e shkollës, por edhe e shoqërisë, është të përgatisë popullatën më të re për jetën në një shoqëri të diversitetit. Në mënyrë që shoqëritë, por edhe vetë shkolla, të përmbushin detyrën, të kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e sërë kompetencash të nevojshme për jetën në shoqëri multikulturore, është e nevojshme të trajnohen të rinjtë për të tejkaluar konfliktet, për të zhvilluar tolerancën, të pranojnë të tjerët dhe dallimet, por edhe për të treguar gatishmëri për të vënë në dyshim qëndrimet e veta.

Arsimi dhe edukimi ndërkulturor është faktor i rëndësishëm i bashkëjetesës në shoqëri multikulturore dhe nis nga realiteti se institucionet arsimore janë vend i kulturave, gjuhëve dhe feve të ndryshme. Këto dallime shpesh paraqesin sfida për individin dhe shoqërinë, dhe për t'i adresuar ato në mënyrë adekuate, është e nevojshme që sistemi arsimor të jetë me cilësi të lartë.


Publikimi “Multikulturalizmi dhe komunitetet kombëtare më pak të përfaqësuara në sistemin arsimor malazez” u krijua si pjesë e projektit “Multikulturalizmi, popujt pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë në sistemin arsimor malazez”, i cili zbatohet nga Qendra për Arsimimit Qytetar me mbështetjenfinanciare e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.