Monitorimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2022 në Mal të Zi nga perspektiva gjinore

O publikaciji

Autorë dhe autoret: Milica Zindoviq, Tamara Terziq, Vasilije Radulloviq, Dejana Ponosh, Dajana Zeçeviq, Jelena Jovanoviq Maroviq, Zorica Sharçeviq Bugarin, Danijel Radeviq, Mirjana Ivanoviq, Jovana Davidoviq, Olivera Komar

Viti i botimit: 2022.


Barazia gjinore në jetën politike është një nga mekanizmat për arritjen e barazisë së përgjithshme gjinore. Praktika e deritanishme në botë ashtu edhe në Mal të Zi, dëshmon faktin se ka ende dallim të madh mes burrave dhe grave për sa i përket pjesëmarrjes në jetën politike. Mali i Zi nuk ka pasur asnjherë një grua presidente të shtetit apo të qeverisë, dhe numri i grave që ishin në krye të disa prej 25 komunave është jashtëzakonisht i vogël. Përfaqësimi i ulët i grave në jetën politike, duke filluar nga listat zgjedhore e deri te nivelet e ndryshme të vendimmarrjes politike, mbetet karakteristikë e proceseve zgjedhore në Mal të Zi.


Studimi është bërë në kuadër të projektit “SPINOFACT 5: Monitorimi I zgjedhjeve lokale të vitit 2022 në Mal të Zi nga perspektiva gjinore”, e cila mbështetet financiarisht nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) si pjesë e projektit “Rajoni i Evropës Juglindore: Forcimi i Integritetit Zgjedhor” financuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).